Vijon mësimi me prani fizike, shkollat respektojnë protokollet

Shkup, 18 shtator – Në shkollat fillore dhe të mesme në vend po vijon mësimi me prani fizike. Mbi 187 mij filloristë dhe 70 mijë nxënës të shkollave të  mesme janë ulur në bankat shkollore duke respektuar protokollet për mbrotje ndaj Covid 19,  në mënyrë që të vazhdojë realizimi i mësimit me prani fizike.

TVM 2 qëndroi në Shkollën Fillore “Petar  Zdravkovski Penko”, nga ku drejtoria na informoi se gjendja me pandeminë është stabile, ndërsa epidemiologët vlerësojnë se cilët fëmijë shkojnë në izolim .

Për dallim prej vitit të kaluar nga drejtoria thonë se  këtë vit nuk ka pasur rast të izolimit të tërë klasës.

“Nga arsimtarët nuk kemi prej fillimit të  vitit shkollor asnjë arsimtar të sëmurë prej Covid 19 ose të jetë në izolim, ndërsa prej nxënësve tre i kemi të sëmurë prej kovidit dhe shtatë i kemi në izolim. Siç e dini sivjet është ndryshuar protokolli për dallim prej vitit të kaluar  sepse vitin e kaluar nëse një fëmijë ishte në izolim gjithë klasa së bashku me arsimtarin ishte në izolim , tash vetëm bëjmë anketë epidemiologjike dhe vetëm ata që kanë pasur kontaket me atë fëmijë vendosen në izolim” – tha Drejtori i SH.F . “Petar Zdravkovski Penko”, Enis Memeti.

Higjiena, distanca dhe hyrjet  e nxënësve në grupe respektohen në maksimum, ndërsa kur ndodh që nxënësit ti harrojnë maskat reagimi i arsimtarëve është i menjëhershëm,  sa u përket respektimit të çdo protokolli në veçanti.

“Në klasë ka dezinfektues dhe çdo pushim të gjatë dezinfektohen klasat , nxënësit janë të  përgjegjshëm ndonjëherë maskat i harrojnë në qafë por ne jemi këtu tiu themi kemi, se duhet ti respektojnë masat deri në maksimum. Kushte higjienike  kemi protokollet në përgjithësi po respektohen” – tha pedagogja, Mukades Daci.

Ditë më parë Ministrja e Arsimit Milla Carovska tha se do te vazhdojë mësimi me prani fizike. Sipas saj, gjendja epidemiologjike po ndiqet dhe nëse ka indikacione për ndryshime modelit mësimor mund të bëhet vetëm pasi të jep vendim Komisioni për sëmundje ngjitëse.