Ura “Lublanska” – simbol i ri i Shkupit, paralajmëruan Zaevi dhe Shilegovi

Shkup, 26 gusht – Në 18 muajt e ardhshëm pritet të jetë gati ura pezulluese për makina “Lublanska” që do t’i lidhë rrugët “Skupi” me bulevardin “Ilindenska”. Ura me vlerë gjashtë milionë euro, do të jetë e gjerë 24 metra dhe katër korsi, korsi për këmbësorë dhe biçikleta nga të dyja anët, ndërsa do të thotë ndërlidhje e re dhe bashkimin e qytetit, qytetarëve dhe komunikimit të tyre.

Siç paralajmëruan kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Karposhit Stefan Bogoevi të cilët bënë inspektim në fillimin e ndërtimit të urës, bëhet fjalë për një projekt kapital dhe një mrekulli arkitektonike që pretendon të bëhet simbol i Shkupit.

“Ura ‘Lublanska’ është ura e parë pezulluese dhe do të mbahet mend si një mrekulli arkitektonike. Do ta shkarkojë dhe balancojë frekuentimin e trafikut, do të mundësojë qasje të shpejtë nga rrethrrotullimi i Shkupit deri në Komunën e Kaposhit, lidhje të komunave Gjorçe Petrov, Butel, Çair dhe Shuto Orizare, do të thotë komunikim i ri dhe më i mirë jo vetëm për Shkupin, por edhe për qytetarët”, theksoi kryeministri Zaev.

Sipas Shilegovit, pritet ura të jetë në funksion nga mesi i vitit 2023.

“Për vetëm katër vjet fillojmë me ndërtimin e urës së dytë, e cila në çdo mënyrë është bashkim i qytetit, njerëzve dhe komunikimit të tyre”, theksoi Shilegovi.

Mjetet për ndërtim janë siguruar për programit TAV.

Në ngjarjen që e organizon Qyteti i Shkupit, marrin pjesë edhe përfaqësues të udhëheqësisë së kompanisë TAV, Metin Batak, Nexhat Kurt dhe Fatih Kan.