UNICEF: Përgjegjësi e gjithë shoqërisë është shkollat të jetë të sigurta dhe të hapura

Shkup, 31 gusht – UNICEF-i i bën thirrje gjithë shoqërisë që të bëjë përpjekje që shkollat të mbeten të sigurta dhe të hapura, përderisa fëmijët po përgatiten të kthehen në mësim me prani fizike. Sipas UNICEF-it, interesat më të mira të fëmijëve duhet të jenë qendrore për secilin vendim rreth punës së shkollave.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovan konsideron se hapja e shkollave për mësim me prani fizike është hap kritik që secili fëmijë të ketë qasje në arsim cilësor me të cilin ndërtohen dhe njihen aftësitë të cilat iu nevojiten fëmijëve dhe adoleshentëve – përfshirë arsimim gjuhësor dhe matematikor, aftësi digjitale, sipërmarrëse dhe aftësi për punë.

“Fëmijët dhe të rinjtë nuk guxojnë të rrezikojnë edhe një vit me mësim të dëmtuar. Para pandemisë me KOVID-19, Maqedonia e Veriut përballej me krizë arsimore, me çka mbi gjysma e pesëmbëdhjetëvjeçarëve në vend nuk arritën të tregojnë njohuri themelore në lexim dhe matematikë. Tani, më shumë se kurrë, nevojitet që i gjithë vendi të japë prioritet që shkollat të jenë të sigurta dhe të hapura që nxënësit ta kompensojnë atë që kanë humbur në mësim dhe mirëqenien mentale”, theksoi Patricia Di Xhovan.

Madje edhe në bashkësitë me shkallë më të lartë të Kovid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të shqyrtohen të gjitha opsionet për vazhdimin e mësimit me prani fizike.

Xhihan Tavilla, përfaqësuese e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut tha se KOVID-19 po bëhet virus me të cilin duhet të mësohemi të jetojmë, prandaj tani, imperativ është që të ulet dëmtimi në arsim i fëmijëve dhe të rinjve, pa marrë parasysh moshën e tyre.

“Dëshmitë janë të qarta se mungesa nga shkolla shkakton dëm të rëndësishëm për suksesin arsimor, mundësitë jetësore, shëndetin mental dhe fizik. Me mundësinë në Maqedoninë e Veriut të ofrohen dy doza të vaksinës për të gjithë personat e mëdhenj dhe adoleshentët mbi moshën 12-vjeçare, tani prioritet është të sigurohet arsim direkt, i sigurt dhe me cilësitë të lartë për të gjithë nxënësit – veçanërisht kur e dimë se rreziqet direkte klinike për fëmijët janë ekstrem të ulëta”, shtoi Tavilla.

Sipas UNICEF-it, mbyllja e shkollave negativisht ndikon në mësimin, shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve në fazat kritike të zhvillimit me pasoja të thella për çdo fëmijë, familjen e tij dhe ekonominë e tyre. Shumë nga këta fëmijë asnjëherë nuk do ta kapin hapin.

Nga atje konsiderojnë se me vendosjen e masave për zbutjen e rrezikut, shkollat janë mjedise të sigurta për fëmijët.

“Dëshmitë më të fundit tregojnë se shkollat ​​nuk nxisin përhapjen e KOVID-19 në komunitet dhe KOVID-19 nuk paraqet rrezik të lartë për fëmijët. Mbyllja e shkollave ka një ndikim të madh negativ në fëmijët më të ndjeshëm të cilët kanë një shans shumë më të ulët për të pasur qasje në mësimin në distancë dhe kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj dhunës, abuzimit, neglizhencës, punës dhe martesës së fëmijëve dhe rreziqeve të tjera”, kumtuan nga UNICEF-i.