U mbajt forumi i pestë i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë “30 vite pavarësi e Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci”

Shkup, 24 shtator – Sot u mbajt forumi i pestë I Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë i titulluar “30 vite të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – Roli I Kuvendit në demokraci” në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për hulumtime shoqërore – MK91.

Në panel diskutim morën pjesë prof.dr. Norbert Lamert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish –kryetar I Bundestagut gjerman, Goran Miskovski, nënkryetar I Kuvendit të RMV-së, Marion Valsman, deputet në Parlamentin evropian dhe nënkryetare e komitetit të përbashkët parlamentar të delegacionit të BE-së në Maqedoni të Veriut, Daniel Braun, përfaqësues zyrtar I Fondacionit Konrad Adenauer, dhe disa deputetë.

Braun e uroi jubileun e rëndësishëm – 30 vite të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se pavarësia e kishte kuptimin edhe të fillimit të parlamentit demokratik në vend.

“Parlamenti është vendi më I rëndësishëm ku zhvillohet debat, e gjithashtu jo me më pak rëndësi është deputetët si përfaqësues të qytetarëve të zhvillojnë debate dhe të sjellin vendime për të mirën e qytetarëve”, porositi Braun.

Nënkryetari I Kuvendit Miskovski deklaroi se Shtëpia ligjvënëse punon me përkushtim për t’I përmbushur standardet evropiane.

Потпретседателот на Собранието Мисовски изјави дека Законодавниот дом работи посветено да ги исполни европските стандарди.

Eurodeputetja Valsman porositi se demokracia parlamentare do të thotë edhe compromise, dhe të gjendet shumicë dhe të ketë diskutim intensive mes deputetëve.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në vend, Oto Graf, potencoi tre pika për punë më të mirë të Kuvendit. Sipas tij, e para është se reformat janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për anëtarësimin në BE, por fillimisht për qytetarët. Pika e dytë, thotë, është përbërja etnike në Parlament të mos shihet si pengesë dhe e fundit është se roli I parlamentit është shumë I madh dhe duhet të punohet në dobi të qytetarëve.

Deputeti Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE deklaroi se Gjermania është motori I zgjerimit të BE-së dhe partner I madh dhe më serioz e RMV-së.

Konkludimi është se Kuvendi I RMV-së duhet të veprojë bashkarisht, pa bllokada dhe me consensus mes partive, ndërkaq shembull për atë është votimi I Kodit zgjedhor në Kuvend.

Në debat u hap edhe diskutimi për përfaqësimin e grave në parlament, për rolin e të rinjve në ndërtimin e politikave, por edhe për marrëveshjet historike të Maqedonisë të cilat e happen derën për të ardhmen e vendit.

Në kuadër të forumit të pesët të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë u promivua edhe analiza “30 vite pavarësi”.