U dogjën 30 hektarë pyje me shkurre dhe drunj të ulët në rajonin e Sveti Nikoles

Shtip, 10 gusht – Në Komunën e Sveti Nikoles janë djegur 30 hektarë. Kryetari i Komunës së Sveti Nikoles, Sasho Vellkovski për MIA-n tha se zjarri sërish është aktiv në Sveti Nikole, kësaj radhe në atarin e fshatit Mezdra dhe drejtimin rrugor Sveti Nikole- Kumanovë.

“Janë djegur pyje me shkurre dhe drunj të ulët në sipërfaqe prej mbi 30 hektarëve. Falë intervenimit të shpejtë të NJZT Sveti Nikole, bujqve dhe qytetarëve, shpejtë është lokalizuar zjarri dhe i njejti është vënë nën kontroll”, shtoi Vellkovski.

Për momentin, në afërsi të Komunës Sveti Nikole ende është aktiv edhe një zjarr. Vellkovski mu për atë zjarr kërkoi nga autoritetet lokale në komunën fqinje Petrovec të intervenojnë, që tashmë disa ditë vjen nga ana e tyre, me qëllim që të mos rrezikohet edhe stacioni meteorologjik në Gjurishte.

Theksoi se vazhdimisht e ndjekin këtë zjarr në komunën fqinje, i cili tashmë po i afrohet në pesë kilometra nga atari i Sveti Nikoles.