Turmë në korridoret e MPB-së, qytetarët presin me orë për të marë pasaportat

Shkup, 6 gusht – Radhë të gjata të qytetarëve presin shkallëve dhe korridoreve të MPB-së për marjen e pasaportave dhe dokumenteve tjera personale, përcjellë Zhurnal.

Fotografia që shihni është nga Radio Televizioni i Maqedonisë aty ku meren pasaportat, letërnjoftimet dhe patent shoferët.

Qytetarët nuk ka ditë që nuk janë të revoltuar dhe madje ndonjëherë ndodhë që të përleshen verbalisht mes vete. Ka raste të tilla kur dikush vjen dhe mbaron punë duke mos pritur radhë fare sepse ka mikun e tij brenda sporteleve.

Shpesh ndodhë dikush të vijë të marë pasaportën por kur sheh turmën e njerëzve ikë me vrap sepse rrallë kush ka kohë të presë me orë për tërheqjen e pasaportave.

Për momentin ka interes të madh për nxjere të pasaportave, veçanërisht çështja me gurbetçarët të cilët kanë pasaporta të skaduara dhe duan t’i rinovojnë. Për t’u fotografuar për pasaportë, nëse sot paraqiteni për termin, terminin nuk do ta merni më herët se në muajin tetor. Pra, për termin pritet rreth 2 muaj.

Ngelet të shohim nëse zyrtarët e MPB-së do të ofrojnë zgjidhje më të lehtë për tërheqjen e pasaportave.//Zhurnal.mk