Tryezë e rrumbullakët me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave

Shkup, 23 shtator – “Pozita sociale dhe papunësia tek personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, përfaqësimi i gjuhës së shenjave në shtetin tonë dhe procesi i standardizimit të tij”, është tema e tryezës së rrumbullakët që e organizon sot Lidhja kombëtare e të shurdhërve dhe me vështirësi në dëgjim me rastin e 23 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave.

Në tryezën e rrumbullakët është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të disa shoqatave të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim dhe nga Komisioni i gjuhës së shenjave, profesorë, si dhe përfaqësues qeveritarë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë mbajtjes së tryezës së rrumbullakët do të respektohen të gjitha protokollet ndaj Kovid-19.