Tre ambasadorë do t’i prazantojnë platformat e tyre para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme

Shkup, 24 shtator – Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot do të mbajë vazhdimin e mbledhjes në të cilën tre ambasadorë të sapoemëruar për Moskë, Vjenë dhe Romë do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.

Siç informoi shërbimi për informim i Kuvendit, para Komisionit do të prezantohen Nenad Kolev, i  cili është emëruar për ambasador në Federatën Ruse, Osvit Rosoklia në Republikën e Austrisë dhe Vesel Memedi në Republikën e Italisë.

Në mbledhjen e Komisionit pardje, tezat e tij i prezantoi Sllobodan Uzunov, ambasadori i sapoemëruar për Indi.

Prezantimi i platformave para komisionit kuvendor amë është faza e fundit para se ambasadorët të ambasadorët  të shkojnë në funksionin e tyre diplomatik.