Tetë ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova

Mjekes nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës e cila para dy ditëve u arrestua nën dyshimin për marrje të ryshfetit nga pacientët iu shqiptua masa e paraburgimit në kohëzgjatje për 8 ditëve.

Ndërsa Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë kundër saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se është arrestuar një mjeke nga Kumanova.

Nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Bëhet fjalë për mjeken E.S., e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës.