Tërmet në Kërçovë

Shkup, 28 shtator – Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup mbrëmë në orën 21 e 17 minuta, ka regjistruar tërmet epiqendra në rajonin  Debarcë-Mali Ilinska Plakenska.

Siç bëri të ditur Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, tërmeti ka qenë me intesitet prej 2,8 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Tërmeti është ndjerë nga popullata, veçanërisht në pjesët jugperëndimore me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.