Telekomi i Maqedonisë feston 100.000 Magenta 1 familje

Shkup, 3 shtator – Magenta 1 për herë të parë ka hyrë në treg para gjashtë viteve, si një pako që i bashkon të gjitha shërbimet e Telekomit, në një vend, për të gjithë familjen dhe për të gjitha nevojat e biznesit.

Me kalimin e viteve, Magenta 1 është duke u përmirësuar vazhdimisht, duke u përshtatur me pritjet e përdoruesve dhe duke vendosur standarde të reja. Ne festojmë 100,000 familje Magenta 1, të cilat nuk janë vetëm një numër, por një obligim për të qenë edhe më të mira, kumtoi Telekomi i Maqedonisë.

Prej atje shtuan se festojnë me pako promovuese prej 100 GB internet celular, e cila aktivizohet përmes aplikacionit TelekomMK.

“Vlen për të gjitha linjat celulare Magenta 1 të modeleve tarifore M dhe L dhe Magenta 1 Business M dhe L dhe mund të përdoren deri në fund të vitit. Përdoruesit privatë dhe të biznesit të Magenta 1 gjithashtu mund të marrin një çantë të markës Love Magenta, nëse nënshkruajnë/ rinovojnë marrëveshje të besueshme në periudhën promovuese”, theksuan nga Telekomi i Maqedonisë.