Spitali i Strugës i gatshëm për valën e re të koronavirusit

Strugë, 24 gusht – Spitali i përgjithshëm i Strugës është e gatshme në mënyrë organizative nëse ka nevojë për pranimin e numrit më të madh të pacientëve me Kovid-19. Në spitalin modular janë të lirë edhe tre shtretër, por kovid 2 qendra në Repartin intern është i gatshëm nëse ka nevojë, informoi drejtori Armend Arslani.

Për momentin, sipas tij, në spitalin modular mjekohen 32 pacientë, nga të cilët 22 janë në mbështetje me oksigjen.

“Nëse ka fluks të pacientëve, është i gatshëm qendra Kovid 2 në Repartin intern. Atje në dispozicion janë 30 shtretër. Deri në shtatë shtretër ka furnizim qendror me oksigjen, ndërsa të tjerët furnizohen me bombola, nëse është e nevojshme”, deklaroi Arslani.

Në dy javët e fundit, siç thotë, shënohet trend në rritje me të infektuar dhe pacientë të hospitalizuar me koronavirus.

“Mesatarisht, në 10 ditët e fundit kemi prej 100 deri në 120 kontrolle në ambulantën ditore të njerëzve me simptoma të Kovid-19, ndërsa dy javë më parë erdhën 50 deri në 70 pacientë. Vetëm në 24 orët e kaluara janë kryer 126 kontrolle”, shpjegoi Arslani.

Ai theksoi se të gjithë pacientët që kanë kërkuar ndihmë e kanë marrë terapinë përkatëse duke apeluar tek qytetarët që t’I respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.