Spitali i Gostivarit është pajisur edhe me një aparat digjital me rreze X

Gostivar, 21 shtator – Institucioni më i madh shëndetësor në Gostivar, spitali i përgjithshëm “Ferid Murad” ka vënë në përdorim një aparat tjetër digjital me rreze X. Furnizimi është kryer me ndihmën e Ambasadës së Japonisë.

Nga drejtoria e spitalit informoi se pajisjet janë një sistem i sofistikuar i gjeneratës së fundit të pajisjeve të tilla, vlera e të cilave është mbi 3.5 milionë denarë.

“Ne duam t’i informojmë qytetarët se pas një sërë investimesh në pajisje mjekësore, rindërtimi i kapaciteteve spitalore, sot patëm nderin dhe kënaqësinë si drejtori ta vendosim në përdorim aparatin digjital më të sofistikuar me rreze X. Blerja u mbështet financiarisht nga Ambasada e Japonisë, theksojnë nga spitali.

Aktualisht, spitali i Gostivarit ka gjithsej dy pajisje moderne, të nevojshme për punë të përditshme dhe diagnostifikim.

Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit punëson mbi 500 persona dhe siguron kujdes dytësor shëndetësor për mbi 100 mijë qytetarë nga tri komuna.