Spasovski: Nuk ka rreziqe sigurie dhe shëndetësore nga pranimi i afganëve që kanë punuar për organizatat ndërkombëtare

Shkup, 30 gusht – Numri i civilëve afgan të cilët kanë punuar për organizata ndërkombëtare, të cilët duhet të pranohen në vend ndryshon për shkak të gjendjes në Kabul, ndërsa qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi nuk ka asnjë bazë për prishjen e sigurisë dhe shëndetit në pjesën e këtij aksioni operativ, ka thënë sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Kishte konfirmim për rreth 780 persona, por për shkak të ndodhive në Kabul dhe pamundësisë të largohen prej atje dhe të përfundojë ky mision, ai numër vazhdimisht ndryshon”, ka thënë Spasovski në intervistën për TV Kanal5.

Ai ka shtuar se aksioni humanitar përveç tek ne zbatohet në shtatëdhjetë shtete dhe ka shtuar se persona që do të vijnë në vend do të akomodohen në hotele dhe motele siç është paralajmëruar më parë.

“Këto nuk janë emigrantë dhe nuk kanë asnjë lidhje me krizën e emigrantëve dhe akomodimin e tyre në qendrat transitore për emigrantë”, ka thënë Spasovski.

I pyetur nëse ka ndonjë rrezik sigurie ose shëndetësore nga ardhja e tyre, ministri Spasovski ka thënë se ndërmerren të gjitha masat që janë të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe qytetarëve.

“Edhe MPB dhe Agjencia për siguri kombëtare dhe Agjencia për zbulim i ndërmarrin të gjitha masat nga aspekti i sigurisë dhe qytetarët mund të jenë të qetë pasi nuk ka asnjë bazë për prishjen e sigurisë në këtë aksion operativ. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë i ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe kompetencat që dalin nga mbrojtja e shëndetit posaçërisht tani në kushtet e virusit korona. Do të ofrohet kujdes intensiv dhe vaksinim për ato që nuk janë vaksinuar”, ka thënë Spasovski.