Spasovski: Deri më tani nuk ka asnjë kallëzim penal për certifikatë të rreme shëndetësore

Shkup, 30 gusht  – Vendimi për të vizituar objektet gastonomike dhe qendrat tregtare të mbyllura me certifikatë kovid respektohet përgjithësisht dhe deri më tani nuk ka asnjë kallëzim penal për certifikatë të rreme shëndetësore, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Kontrolli për zbatimin e tij është nën kontrollin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe mund të kërkojë ndihmë nga MPB-ja ose Policia financiare në çdo kohë. Nëse ka nevojë për aksion të përbashkët, ne e bëjmë atë vazhdimisht gjatë gjithë periudhës së kaluar për të gjitha kontrollet që lidhen me mbrojtjen e shëndetit publik”, theksoi Spasovski në një intervistë për TV Kanal 5.

Ai theksoi se sa herë që merret një vendim, ka njerëz që kërkojnë një mënyrë për ta anashkaluar atë dhe duke mos e respektuar atë.

“Kështu ka qenë që nga fillimi i krizës e deri më sot. Ekziston një përqindje e caktuar e qytetarëve të cilët gjithmonë theksojnë disa teori konspirative dhe mosrespektim të vendimeve pa marrë parasysh se ata po dëmtojnë drejtpërdrejt veten, familjet e tyre dhe mjedisin”, tha Spasovski.

Theksoi se tashmë është hapur një lëndë për keqpërdorimin e mundshëm të certifikatave shëndetësore, siç ishte më parë për testet e rreme të PCR dhe u bëri thirrje mjekëve që të mos u japin certifikata të rreme qytetarëve për të shmangur vaksinimin, për çka tha se është mënyra e vetme për t’u përballë me pandeminë dhe u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen në numër sa më të madh.

“Mjekët nuk do të bëjnë asgjë të mirë nëse bëhen hapa, me të cilat do t’i luajmë vendimet, sepse vaksinimi dhe respektimi i masave është diçka që mund të japë rezultate në ndalimin e përhapjes së virusit Kovid-19”, tha Spasovski.