Sot arrinë sasi e re e fingerprintëve

Shkup, 27 shtator – Porosi e re e pajisjeve për identifikim biometrik të votuesve pritet të arrijë sonte pasdite në vendin tonë.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se porosia do të pritet para shtëpisë së ARM-së në ora 13:00, informon Zhurnal.

Pajisjet e para për identifkim biometrik arritën në fillim të muajit dhe me to po trajnohen bordet zgjedhore. Pajisjet për identifikim biometrik, ose të njohura si fingerprint janë blerë nga kompania gjermane “Dermalog”. Për herë të parë do të përdoren në zgjedhjet e tanishme lokale me qëllim që të rritet besimi në procesin zgjedhor dhe të eliminohen dyshimet e deritanishme në rezultatet zgjedhore.//Zhurnal.mk