Sot arrijnë edhe 110 mijë doza të tjera Pfizer

Shkup, 22 shtator – Ministria e Shëndetësisë njofton se sot do të arrijnë 110612 doza vaksina nga kompania “Pfizer Biontech”, të cilat shteti i ka blerë përmes mekanizmit Covax, informon Zhurnal.

Deri në fund të vitit, siç thuhet, përmes këtij mekanizmi do të arrijnë edhe 100 mijë vaksina tjera, gjithashtu Pfizer.

Vaksinat për të cilat më së shumti ka interes tek popullata, e të cilat propozohen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç, do të distribuohen deri te pikat e vaksinimit gjithandej vendit me qëllim që të sigurohet proes i pandalshëm i vaksinimit.

Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe paraqesin mënyrë të vetme që të mposhtet pandemia.//Zhurnal.mk