Sistemi financiar në gjendje të mirë, bankat konfirmuan rezistencën ndaj goditjeve

Shkup, 13 shtator – Sistemi financiar është në gjendje të mirë dhe është i gatshëm t’u përgjigjet sfidave të ardhshme. Lidhshmëria ndërsektoriale e segmenteve institucionale të sistemit dhe mundësia për tejmbushje të rreziqeve nga njëri segment në tjetrin janë në nivel të ulët. Jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë është që të gjithë treguesit në dispozicion tregojnë se secila nga segmentet institucionale të sektorit financiar vendor ballafaqohet mirë me rreziqet e pandemisë. E rëndësishme është që sistemi bankar në mënyrë adekuate u përgjigjet sfidave nga kriza dhe e konfirmoi rezistencën e saj ndaj goditjeve, duke pasur parasysh se nga stabiliteti i tij është kushtëzuar stabiliteti i sistemit të përgjithshëm financiar.

Këto janë një pjesë e konkluzioneve nga seanca e sotme e Komitetit për stabilitet financiar, në të cilën ishte prezantuar Raporti për stabilitet financiar në vitin 2020, paraprakisht i miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore. Me seancën kryesonte guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ndërsa morën pjesë edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të financimit kapital për sigurim pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit (ASS), Kërste Shajnoski.

Duke u kthyer në treguesit për sistem bankar, guvernatorja Angelovska-Bezhoska potencoi edhe se për shkak të vlerësimit më detajor të rreziqeve dhe gatishmërisë së sektorit bankar për ballafaqim me goditjet në kushte specifike të pandemisë. Banka Popullore e zgjeroi kornizën për stres-testim të sistemit.

Ajo përmendi edhe se nga vlera e madhe është që edhe krahas sfidave të pandemisë, dhe pas përfundimit të anulimit të pagesës së kredive, niveli i kredive jofunksionale ende është i ulët.

Në seancë ishte potencuar se Ministria e Financave gjatë gjithë kohës i ndjek gjendjet në segmentin e sistemit financiar për të cilin është kompetent, gjegjësisht kompani financiare dhe kompani për lizing. Njëherit, vitin e kaluar ky sektor ishte goditur nga pandemia e Kovid-19, por nga fillimi i vitit tregon rimëkëmbje dhe rezultate pozitive, si përmes rritjes së numrit të kompanive të cilat punojnë në treg, ashtu edhe në plasmanet financiare.

“Rimëkëmbja e pozitës së tregut nga ana e kompanive financiare kohëve të fundit është impuls plotësues për mendim më serioz për kërkesat rregullatore dhe standardet të cilat duhet t’i plotësojnë kompanitë financiare. Për këtë arsye, Ministria e Financave e shqyrton mundësinë për përforcim të kornizës rregullatore për punën e kompanive financiare në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të theksohet serioziteti i tyre dhe qasja në punë nga njëra anë, si dhe të rritet besimi tek popullata dhe kompanitë në këto institucione financiare”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ai shtoi se kjo është e nevojshme sepse shoqatat financiare duhet të shikohen si institucione serioze financiare, të cilat ofrojnë alternativa të punës bankare, ndërsa jo vetëm si shoqata të cilat i ofrojnë kredi afatshkurte të popullatës.

KLV vazhdon deri në fund, sikur edhe në periudhën e kaluar, me kujdes t’i ndjek trendet dhe rreziqet potenciale, për shkak të reagimit adekuat i cili së pari është kahëzuar ndaj pjesëmarrësve të tregut, infrastrukturës së tregut, ambientit të tregut, duke i përfshirë edhe transparencën, menaxhimin e mirë koorporativ dhe interesin e investitorëve.

“Misioni i tregut të kapitalit edhe në periudhën pas shpërthimit të pandemisë Kovid-19 është kahëzuar drejt njohjes së ideve pozitive dhe projekteve, të cilat e përforcojnë punën e bursës dhe fondeve, dhe prej këtu i motivojmë kompanitë aksionare, por edhe të gjitha subjektet tjera të cilat kanë potencial të fuqishëm për përparim të investojnë në inovacione dhe zhvillim përmes tregut, sepse vetëm trendet pozitive mund të kontribuojnë për parametra ende më të mirë ekonomik”, tha kryetarja e KLV-së, Nora Aliti.

Tregu kapital shënon stabilitet, nga të gjitha aspektet e tij, e cila është konstante dhe e qartë, që sërish, është rezultat i aktiviteteve të KLV-së. Duke u nisur nga sublimet e realizimeve të tregut të letrave me vlerë, në vitin i cili ishte jashtëzakonisht i pasigurtë për të gjithë, shënohet përparim në disa segmente, që është cituar edhe në Raportin për stabilitet financiar në vitin 2020.

Siç ishte theksuar në mbledhje, madje edhe në kushte të krizës me sfidat e reja, Komisioni arrin të veprojë në mënyrë të përforcuar, si rregullator aktiv dhe të ndërtojë treg më rezistent kapital.

Kryetari i Këshillit të ekspetëve të MAPAS, Maksud Ali, theksoi se kriza shëndetësore globale dhe ekonomike në plan afatshkurtër i zhvendosi trendet e lëvizjes së epërme të parametrave të sigurimit pensional financiar kapital vullnetar dhe të obligueshëm, ashtu që shënohet zhvendosje e poshtme në fund të kuartalit të parë të vitit 2020, por fondet pensionale relativisht për një kohë të shkurtër e kthyen dhe e tejkaluan vlerën e zvogëluar të mjeteve.

“Politikat konservatore të kompanive për sigurim dhe rregulloret për kryerje të veprimtarisë së sigurimit e cila ka të bëjë me vlerësimin e rezervave teknike dhe investimet në mjetet të cilat i mbulojnë rezervat teknike, si dhe cilësia e lartë e instrumenteve të cilat janë përfshirë në llogaritjen e kapitalit të shoqatave për sigurim, janë bazë e mirë dhe garancion për ruajtjen e aftësisë paguese në punën e kompanive për sigurim. Në gjysmën e parë të vitit 2021 është shënuar rritje e sigurimeve në të dy grupet, pa jetë dhe jetë. Numri i kompanive për sigurim nuk është ndryshuar, por shënohet rritje e konkurencës në ofertën e shërbimeve të sigurimit në të dy segmentet, që sjell te rritja e rëndësishme gjegjësisht rritja e pagesave të dëmeve dhe shpenzimeve operative nga puna, që kontribuon për zvogëlim të koncentrimit të tregut, por edhe për investime në rezultatet financiare në gjysmën e parë të vitit”, potencoi, kryetari i Këshillit të ekspertëve të ASS, Kërste Shajnoski.

Nënkomitetet në suaza të Komitetit për stabilitet financiare rregullisht i ndjekin gjendjet, me të cilat koordinimi i rregullatorëve financiar është i përhershëm.