Shuhet zjarri në rrugën e avokatëve në Shkup

Shkup, 22 shtator – Zjarri që shpërthe mbrëmë në një shtëpi të braktisur në rrugën e avokatëve pas restorantit “Stara kuqa” është shuar. Njësia territoriale kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit intervenoi me tre automjete të zjarrfikësve dhe me edhe një automjet për furnizim me ujë.

“Në ora 21:18 minuta është pranuar thirrje për një shtëpi të djegur në rrugën e avokatëve pas restorantit ‘Stara kuqa’. Menjëherë pas thirrjes janë nisur tre automjete dhe edhe një automjet shtesë për furnizim të ujit. Zjarri është lokalizuar për një periudhë të shkurtër, shtëpia është e braktisur dhe në të nuk jeton askush”, deklaroi mbrëmë komandanti i NJTKZ Vlladimir Simonovski.