Shtabi ndër-komunal i krizës dha rekomandime për rajonin e Gostivarit

Gostivar, 24 gusht – Situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit është serioze, por nën kontroll. Ky vlerësim është një nga përfundimet pas takimit të jashtëzakonshëm të shtabit ndër-komunal të krizës për rajonin e Gostivarit.

Në takim përfaqësues të stacionit policor, spitalit dhe qendrës shëndetësore transmetuan informacione nga departamentet e tyre në lidhje me situatën.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, kapaciteti për pranimin e pacientëve është pothuajse i plotë dhe sot atje për mjekim ishin 103 pacientë me KOVID-19, nga të cilët 63 janë në mbështetje të oksigjenit. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë janë mobilizuar në institucion dhe tani për tani nuk ka nevojë për angazhim shtesë. Sipas të dhënave të qendrës shëndetësore, mbi 30,000 njerëz janë vaksinuar deri më sot. Pas takimit, u bë një përfundim të cilin në konferencë për shtyp e kumtoi kryetari i Gostivarit.

“Sipas asaj që u tha në takim, ne arritëm në një përfundim me katër pika: E para është vlerësimi se situata është serioze, por nën kontroll. Së dyti, u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve për zbatimin e masave mbrojtëse. E treta është që qytetarët të vaksinohen, sepse kjo është mbrojtja më e mirë tani për tani, ndërsa pika e katërt e fundit është se vetëqeverisja lokale vë në dispozicion kapacitetet e saj për organizimin e pikave të reja të vaksinimit”, deklaroi kryetari i komunës, Arben Taravari.

Në tre komunat e Gostivarit ka mbi një mijë njerëz me vendime për izolim dhe ata kontrollohen nga policët