Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

Shkup, 4 gusht – I pari i Shkupit, Petre Shilegov ka njoftuar se për të ndihmuar shuarjen e zjarreve që kanë marr hov sot në Pehçevë dhe Dellçevë, janë angazhuar ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura të Brigadës së Kundërzjarrit të Qytetit të Shkupit.

“3 ekipe të zjarrfikësve me 3 vetura të Brigadës së Kundërzjarrit të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar me tre cisterna me ujë nga ndërmarrjet publik të qytetit, shkojnë drejt Pehçevës dhe Dellçevës të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve. Solidariteti në vepër”, shkruan Shilegov në “Facebook”, transmeton TV21.