Shilegov në takim me banorët e Draçevës dhe Usjes, shpalosë punimet që realizoi në katër vite

Shkup, 22 shtator – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dje ka vizituar lagjet Usje dhe Draçevë në komunën e Kisella Vodës.

Ai njoftoi qytetarët se po dëgjohet zëri i tyre dhe kështu është ndaluar importimi i derivateve alternative si burim i energjisë. Kjo ishte një ndër kërkesat e banorëve të kësaj lagje, kërkesë për të cilën më parë askush nuk donte t’ia dijë fare.

“LSDM tregoi dhe dëshmoi se dëgjon nevojat e qytetarëve. Me ndalimin e importimit të derivateve alternative si burim i energjisë e cila ishte votuar përmes ndryshimeve të ligjit në Kuvend, kemi pamundësuar që fabrika e çimentos Usje të shfrytëzojë këto derivate. Kjo ishte një nga kërkesat e banorëve të kësaj lagje për të cilën askush në këtë shtet nuk i’a ka vënë veshin”, ka deklaruar Shilegov në Usje.

Shilegov gjithashtu i ka njoftuar qytetarët për investimin 212 milionësh për bulevarin Boris Trajkovski nga Pintija në Draçevë.

“Rekonstruimi dhe zgjerimi i bulevarit Boris Trajkovski nga Pintija deri në Draçevë ishte një nga kërkesat e më të përsëritura disa vite mbrapa. Me investimin 212 milionësh e zgjidhëm edhe këtë sfidë për më pak se 2 vite dhe nga tani banorët e Draçevës dhe fshatrave përreth do të ngasin veturat përmes bulevarit të ri pothuajse deri në shtëpitë e tyre”, tha Shilegov me banorët e Draçevës.

Ai njofton se në katër vitet e fundit tërësisht janë rikonstruuar rrugët Anton Popov, Bihaçka, Crniçe, Vostaniçka dhe Zharko Zrenjanin. Kemi ndërtuar rrethrrotullim në kryqëzimin e bulevarit Srbija me rrugën Hristo Tatarçev, ndërsa në fazë përfundimtare është ndërtimi i rrugës Eseninova, bëri të ditur Shilegov.

“Në vendet e deponive të dikurshme të egra, kemi krijuar 22 metra katror parqe të reja ku janë mbjellur mbi 1000 fidane. Kemi rikonstruuar shkollat e mesme “Vëllezërit Milladinovci” dhe “Vasill Antevski Dren”, ndërsa kemi siguruar dhe pastrues të ajrit në çdo klasë”, ka shtuar Shilegov.//Zhurnal.mk