Shekerinska: Do të hapet Qendra për mbështetje të kompanive vendore për të hyrë në tregun e NATO-s

Shkup, 10 gusht – Në Ministrinë e Mbrojtjes së shpejti do të fillojë të punojë Qendra për Mbështetjen e kompanive vendore për të hyrë në tregun e NATO-s, e cila formohet pas anëtarësimit të shtetit në Aleancë dhe pas ndryshimeve të Ligjit për tenderë në mbrojtje, dhe do të ketë për qëllim të ndihmojë në këtë proces, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencën për shtyp në Qendrën për Trajnime të Pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

“Ndryshimet në Ligjin për furnizime publike në mbrojtje dhe siguri të cilat sot hynë në fuqi na e hapin mundësinë t’u ndihmojmë të gjitha kompanive të Maqedonisë së Veriut për hyrje në tregun e NATO-s. Me anëtarësimin tonë në NATO për të gjitha kompanitë vendore u hap një treg i madh. Sa do të shfrytëzojmë do të varet nga kreativiteti, aftësia dhe interesi i kompanive tona, por edhe nga mbështetja që do ta ofrojë shteti. Kjo ishte bazë ligjore, ne nga javët e ardhshme do t’i miratojmë edhe aktet nënligjore të cilat janë të nevojshme që t’u ndihmojmë kompanive tekstualisht të dinë çfarë dhe si është plani dhe menjëherë pastaj do të fillojë me punë Qendra për mbështetje të kompanive të Maqedonisë së Veriut për të hyrë në tregun e NATO-s, të cilën e formuan në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është risia e re, do të jetë një grup shumë i vogël i njerëzve e cili do të përkushtohet jashtëzakonisht që t’u ndihmojë kompanive vendore me të gjithë atë administratë, dokumente të cilat do t’u nevojiten në tregun e NATO-s”, tha Shekerinska në përgjigjen e pyetjes së gyzetarëve.

Ajo shtoi se tashmë kemi disa takime me odat, me kompanitë e specializuara, prej të cilave një pjesë kanë qenë edhe një hap para shtetit dhe pa ndihmë mund ta ecin rrugën.

“Por, shteti është këtu që ta bëjë të gjithë këtë proces më të thjeshtë dhe menjëherë të përgatiten aktet nënligjore, plani ishte të bëjmë një informim të veçantë të opinionit, të gjitha të dhënat dhe dokumentet do të jenë në dispozicion në ueb faqen të Ministrisë së Mbrojtjes dhe tekstualisht qëndrojmë në dispozicion për secilin i cili dëshiron të provojë në këtë treg të madh, por edhe treg të vështirë. Shteti do të jetë aleat i të gjitha kompanive të cilat do ta kenë dhe ambicien dhe cilësinë të luftojnë”, potencoi Shekerinska në konferencën për shtyp kushtuar angazhimit të pjesëtarëve të Armatës në përballjen me zjarret në vend.