Sela dhe Gashi në takim me përfaqësuesit e OEMVP-së

Shkup, 23 shtator – Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sot organizon takim me liderët e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi.

Në takim, OEMVP-ja do ta prezantojë Platformën për zhvillim ekonomik.

Pas takimeve është paraparë konferencë për shtyp në të cilën i pari do të drejohet kryetari i Odës, Nebi Hoxha.

OEMVP paralajmëron takime me të gjitha subjektet politike relevante në vend të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.