Rrotullohet një kamion në bulevardin “Boris Trajkovski”

Shkup, 27 shtator – Një kamion i rrotulluar paradite shkaktoi ngecje në trafik në bulevardin “Boris Trajkovski” në pjesën ku kryhen punët ndërtimor për rikonstruim.

Në atë pjesë të rrugës që çon nga Draçeva drejt Ohisit, në mënyrë të alternuar lëshohen automjetet në të dy drejtimet. Nuk ka informata nëse dikush është lënduar.