Regjistrimi i popullsisë, ESHS nuk përjashton shtyrjen e afatit

Shkup, 27 shtator – Enti Shtetëror i Statikës nuk e përjashton mundësinë që të kërkohet afat shtesë për vazhdimin e regjistrimit në terren. “Për pesë ditë pothuajse nuk kemi funksionuar për shkak të sulmeve Kibernetike dhe kjo na bëri që të jemi nën presion të kohës.

Nëse do duhet, do të kërkojmë që këto ditë të kompensohen”-njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Nga Enti thonë se sulmet kibernetike vazhdojnë, por sistemi dhe aplikacionet për regjistrim janë të mbrojtura mirë dhe funksionojnë pa asnjë pengesë.

Deri të dielën në mbrëmje janë regjistruar gjithsej 1 milion e 620 mije banorë, deri mesditën e së henës rreth 30 mijë të tjerë. Vazhdon edhe regjistrimi online i diasporës. Për momentin në diasporë janë regjistruar rreth 198.600 persona. Vetëm të dielën janë bërë mbi 1.700 regjistrime.