Reagim I SPGPM-së: Institucionet të mos e rrezikojnë shëndetin e ekipeve gazetareske

Shkup, 9 gusht – Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) reagon ashpër ndaj organizimit të sotëm të ngjarjes në Arkivin shtetëror të RMV-së dhe deklaratës me atë rast të dhënë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, me ç’rast nuk janë siguruar kushte adekuate për ndjekje të ngjarjes për ekipet mediatike, e të cilat nga organizuesi ishin ftuar ta ndjekin. SPGPM posaçërisht reagon ndaj faktit që institucionet të cilat e organizuan ngjarjen, nuk ishin respektuar masa për mbrojtje nga kovid-19.

Në kushte kur numrat ditorë të rasteve të reja nga koronavirusi ngriten deri 400, mossigurimi I kushteve adekuate për punë të gazetarëve paraqet rrezikim të shëndetit të tyre. Raporti I këtillë ndaj punonjësve medial është I papranueshëm kur vjen nga institucionet qeveritare dhe shtetërore, nga zëvendëskryeministri, të cilët në të vërtetë duhet të jenë shembuj se si respektohen dhe zbatohen masat.

Sot Arkivi shtetëror, si dhe zëvendëskryeministri Grubi dhe njerëzit nga kabineti I tij, jo vetëm që nuk I respektuan masat për mbrojtje, por edhe me atë mosrespektim e rrezikuan shëndetin e gazetarëve dhe punonjësve medial të cilët I ftuan për ta ndjekur ngjarjen e tyre.

SPGPM me atë rast e konsideron si të pandërgjegjshëm përgjigjen e zëvendëskryeministrit Grubi ndaj vërejtjes së gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve të cilët ishin të pranishëm në ngjarje se aid he njerëzit rreth tij nuk mbajnë maska dhe se gjithçka ndodhë në hapësirë ku nuk ka mjaft hapësirë për distance, ndaj çka ai u përgjigj se nëse mundet në kafene katër persona të ulen në një tryezë, munden edhe dy të mbajnë takim pa maska. Me këtë zëvendëskryeministri Grubi jo vetë që nuk e respekton dekretin për mbajtje të maskës në ambient të mbyllur, përfshirë edhe institucionet, por edhe punën gazetareske e krahasoi me kafene.

Me atë rast të përkujtojmë se mu në insistimin e SPGPM-së dhe të SHGM-së vitin e kaluar Qeveria solli rregullore/protokoll për organizim të ngjarjeve për medium për të cilat kërkojmë të respektohen në mënyrë konsekuente nga të gjithë përfaqësuesit shtetërorë dhe qeveritarë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti dhe të ulet ekspozimi I gazetarëve dhe punonjësve medial ndaj kovid-19 gjatë ushtrimit të detyrave të veta të punës.

SPGPM u bën thirrje të gjithë gazetarëve dhe punonjësve medial nëse nuk sigurohen kushtet e nevojshme për ndjekje të sigurt të ngjarjeve, përkatësisht të respektimit të protokolleve nga subjektet të cilat ju kanë ftuar për t’I ndjekur aktivitetet e tyre të informoni, ta braktisni ngjarjen dhe të paraqitni në SPGPM.