Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

Shkup, 22 gusht – Qyteti i Shkupit ka vendosur për shitjen e aksioneve të klubit të futbollit Vardar, ekip i cili vitin e kaluar u eliminua nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut.

“Një nga pikat më të rëndësishme që do të diskutohen në Këshillin e Qytetit të Shkupit është edhe propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve dhe pakon menaxhuese nga Shoqata për aktivitetet sportive Ekipi i Futbollit Sh.A. Vardar”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Pronari i ri i ekipit, “Blu Skaj investments”, ka nënshkruar tashmë kontratë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov., i cili kishte sqaruar që borxhi i ekipit në vlerë prej 2.4 milionë euro do të mbulohet nga investitori i ri, Slobodan Krstevski dhe Samoil Simev.

“Me këtë vendim, Këshilli i Qytetit të Shkupit i jep pëlqimin Sh.A. Ekipit të Henbollit Vardar, si pronar i 100 aksioneve të zakonshme në Sh.A. Vardar, për të shitur aksionet që përfaqësojnë 100% nga baza, gjegjësisht të realizojë shitjen e aksioneve prej 49% nga baza dhe aksioneve prej 51% nga pako menaxhuese deri te Blu Skaj investmenst-Shkup”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, në këtë seancë Qyteti i Shkupit në rend dite ka edhe shqyrtimin e Raportit financiar për Ndërmarrjet Publike në kuadër të Qytetit të Shkupit për gjashtë muajt e parë të këtij viti.