Qytetarët të hutuar, ku lejohen dhe ku nuk lejohen të hyjnë të pavaksinuar?

Shkup, 8 gusht – Një pjesë e të pavaksinuarve kanë ngelur si të hutuar pas vendimit të Qeverisë në seancën e mbrëmshme, ku u vendos që nga 16 gushti, t’u ndalohet hyrja në objektet hotelierike dhe në objektet ku mbahen ngjarje dhe njëkohësisht ka më tepër se 30 të pranishëm. Edhe ata që kanë kaluar virusin, por edhe ata që nuk e kanë ndërmend të marin vaksinën, pyesin se për cilat objekte bëhet fjalë më sakt, transmeton Zhurnal.

“Nga 16 gushti 2021, vendoset masa që të paraqitet vërtetimi për vaksinim, së paku doza e parë në çdo objekt të hapur, duke përfshirë dhe objektet hotelierike ku ka më tepër se 30 persona prezent. Të gjitha objektet kanë për detyrë të vendosin sigurin i cili do të kontrollojë vërtetimet. Bëhet fjalë për në çdo ngjarje sikur festime, koncerte, seminare, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore apo sportive në hapësira të hapura”, thuhet në vendimin e sjellur.

Nga kjo datë, tërësisht ndalohet puna dhe organizmi i çdo lloj ngjarjeje në objekte të mbyllura dhe kafene, duke përfshirë dhe festimet në objekte hotelierike për festime apo lloj tjetër objekti i mbyllur.

Paraqitja e vërtetimit për imunizim, së paku doza e parë, vlenë vetëm për personat mbi 18 vjeç.//Zhurnal.mk