QMK: Në rajonin e Dellçevës dhe Pehçevës gjendja me zjarret ende mbetet e rëndë

Shkup, 6 gusht – Situata e rëndë me zjarret ende mbetet në rajonin i Dellçevës dhe Pehçevës- Istevniku i Ri, Pasjaku, Terbotivishta dhe Razllovci. Për momentin intervenohet me forcë të gjallë, mjete materialo- teknike me mbështetje edhe të helikopterëve të ARM-së dhe të shtetit fqinj, Serbisë. Por moti dhe kushtet janë jashtëzakonisht të vështira. Fuqia e erës është 60 kilometra në orë dhe e gjithë kjo e vështirëson gjendjen dhe ndikon të mos mund të veprohet dhe të parandalohet hovi i zjarreve, ka deklaruar udhëheqësi i Sektorit për operacione dhe koordinim pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, Goran Stojanovski.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Pehçevë dhe në këtë moment intervenohet në vendet e quajtura Bajaz, Tepe, Cërnik dhe Maçevë.

“Diku ka mbi 350 njerëz në atë zonë, të ndihmuar masivisht nga banorët lokal të Pehçevës, por situatat ende nuk janë nën kontroll. E mundur është zjarri të largohet në drejtim të Republikës së Bullgarisë. Me siguri nuk mund të themi. Bëjmë përpjekje për përfshirjen e helikopterëve shtesë që të mund atë zonë ta mbrojmë dhe të pamundësojmë depërtimin në hapësirën e territorit të Republikës së Bullgarisë”, ka thënë Stojanovski.

Në Sveti Nikollë, siç tha ai, zjarri është lokalizuar por mbetet pjesë e Kadrifikovës për shkak të pjesës së ulët dhe erës që e dërgon në gjitha drejtimet.

“E gjithë ajo që shuhet përsëri merr flakë. Shkoni 20 metra, shuani, ktheheni pas dhe përsëri shihni vatrën e njëjtë, ashtuqë është jashtëzakonisht vështirë të shuhet në atë hapësirë. Por edhe atje ka të koncentruar mbi 80 njerëz që për momentin i shuajnë zjarret dhe intervenojnë. Ajo në anën e Shtipit- Krivi Dollit dhe Dobrishanit komplet ka përfunduar”, tha ai.

Zjarre më serioze ka edhe në Prilep, fshatin Dren dhe Smollani. Toplica siç informon QMK-ja mbahet nën kontroll dhe pritjet janë se deri sonte do të neutralizohet tërësisht.

“Por këta dy pjesë Dreni dhe Smollani janë jashtëzakonisht zona të vështira pasi punohet në vend vërtetë të vështirë dhe të pakalueshëm dhe pamundësi për lëvizje edhe të forcës së gjallë dhe mjeteve materialo- teknike dhe kërkojnë mbështetje të helikopterëve që të mund të vazhdohet me aktivitetet e shuarjes së zjarreve dhe të mund të paktën të vihen nën kontroll. A do kemi sukses, do ta dimë pas mbajtjes së takimit”, tha Stojanovski.

Në Radovish, sqaroi ai, një zjarr më parë ishte shuar, por ka zjarr të ri në fshatin Damjan dhe është zonë jashtëzakonisht e vështirë ku me të vërtetë është vështirë të intervenohet.

“Dhe këtu kemi një kërkesë tjetër për ndihmë dhe mbështetje nga helikopteri. Ne do të shohim përsëri në orën 18:30 në seancë se si të veprojmë – nëse do të kemi mundësi dhe kushte për të tërhequr disa për t’u dhënë atyre qasje në ndihmë dhe mbështetje dhe shuarje”, tha Stojanovski.

Në lidhje me zjarrin në Saraj, Stojanovski informoi se ai është shuar plotësisht, por që vatër e re po shfaqet në afërsi të fshatit Llaskarcë.

“Mund të shihet nga rruga Shkup – Tetovë, por nuk lejon shuarjen, sepse hapësira është e paarritshme, e vështirë për t’u ngjitur lart dhe e rrezikshme sepse fryn era – një herë nga veriperëndimi, pastaj nga jugperëndimi dhe është shumë e vështirë për të dërguar njerëz atje, në hapësirë ​​të tillë, në strukturë kaq shkëmbore për t’u ngjitur, pa menduar se mund të bëni dëme shtesë”, tha Stojanovski.

Ai theksoi se zjarri pranë Gostivarit në Pozharanë është ende aktiv, por ata arrijnë ta kontrollojnë disi dhe shprehu shpresë se do ta vënë nën kontroll deri në mbrëmje.

Derisa, shton ai, janë shuar zjarret në Belakovcë të Kumanovës, Vallandovë, Pogana, Rankovce.

“Në një bisedë me komandantin e NJZT Nagoriçan i Vjetër, fatmirësisht, u bë intervenim i shpejt, për fat të mirë, ato shtëpi që nuk u prekën nga zjarri i mëparshëm u shpëtuan. Këto janë shtatë, tetë shtëpi, përfshirë shtëpitë për pushim. Arsyeja që më tha ka të bëjë me prekjen e telave elektrikë dhe ndezjen e hapësirës së thatë në zonën e Kokinos, që do të thotë se një pjesë e zjarreve dhe problemeve sipas atyre që janë ekspertë është nga vetë telat elektrikë pra nga transmetimi i energjisë elektrike. Por ky nuk është konstatim zyrtar. Sidoqoftë, shërbimet do të dalin për inspektim, do të bëjnë inspektim dhe ndoshta me kalimin e kohës do të kemi tregues të qartë se nga janë ato zjarre”, shtoi Stojanovski.

Ndihmës-shefja e Sektorit për operacione dhe koordinim pranë Qendrës për menaxhim me kriza, Marija Milkova tha se me shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e shtetit rezultuan edhe disa aktivitete të cilat subjektet e sistemit për menaxhim me kriza duhet t’i ndërmarrin dhe si detyrim t’i realizojnë derisa të zgjasë gjendja e krizës.

“Do të thotë që u janë dhënë obligime njësive të vetëqeverisjes lokale për të kontaktuar me kompanitë e shërbimeve publike dhe subjektet e tjera që ata kanë në nivel lokal për të mbledhur të gjitha burimet e nevojshme, burimet materiale, teknike dhe njerëzore që mund të vënë në dispozicion në menaxhim, me zjarrfikës në territorin që mbulon komuna e tyre. Gjithashtu, aktivitete të caktuara i jepen Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armatës, MMJPH-së dhe subjekteve të tjera në sistemin e menaxhimit të krizave që kanë përgjegjësitë e tyre në atë pjesë, në përballje me zjarret”, tha Milkova.

Theksoi se vazhdimisht mblidhet Shtabi i përgjithshëm i QMK-së, 24 orë janë në dispozicion, mbledhin të dhëna dhe informacione nga terreni dhe aty- aty në nivelin më të lartë koordinimi bëhet në Shtabin e Përgjithshëm. I mbledhim, theksoi ajo, të gjitha të dhënat dhe për nesër biem dakord për vendet më kritike ku duhet të ndahen burime të caktuara për t’u marrë me zjarret në pjesën ku është më kritike për momentin.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve Milkova tha se në përdorim janë dy helikopterë të armatës dhe katër helikopterë serbë.

“Tre helikopterë serbë po intervenojnë me njërin prej helikopterëve tanë, dhe njëri është jashtë funksionit, ashtu është dakorduar, por pasdite në aksion është i përfshirë. Ky është orari që ushtria bën sipas procedurave të tyre standarde të funksionimit. Ne nuk hyjmë këtu, ata e njoftojnë atë në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm. Ata po bisedonin gjatë ditës së sotme, gjatë nesër ku do të shpërndahen. Ka një numër të madh të anëtarëve të Ushtrisë. Rreth 130 ushtarë aktualisht janë vendosur në rajonin e Dellçevë-Pehçevë. Gjithashtu ka pjesëtarë të policisë”, theksoi Milkova.

Ajo theksoi se siç i informuan pak më parë kolegët të cilët janë në terren, situata në rajonin e Dellçevës është normalizuar paksa, por ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa në rajonin e Pehçevës situata është më e rrezikshme.