QMK-ja e prezantoi sistemin NIKS, me të cilin digjitalizohet monitorimi i gjendjes me zjarret pyjore

Shkup, 9 gusht – Qendra për Menaxhimin me Kriza e prezantoi sistemin NIKS (Next-Generation Incident Command System) në konferencën e sotme për shtyp, i cili është një sistem i posaçëm për komandimin me gjendje emergjente që në fakt digjitalizon të gjitha të dhënat në terren, në mënyrë që të regjistrohet në qendrën prej ku menaxhon me gjendjen emergjente Shtabi i Përgjithshëm për menaxhimin e krizave pranë QMK-së.

“Përmes këtij sistemi kemi paraqitje hapësinore të situatës në terren, domethënë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm në një vend në ekran i shohin të gjitha të dhënat, shikojnë se ku kemi zjarr aktivë, shikojnë se cili është intensiteti i tij, shikojnë se ku ka zjarr të shuar, për të cilin ka mundësi të riaktivizohet. Siç kemi thënë shumë herë më parë, zjarret e shuar janë ende të rrezikshëm sepse mjafton vetëm pak erë dhe do të ndizet përsëri në të njëjtin vend. Ne i kemi të gjitha të dhënat nga terreni në një vend, kjo ndihmon Shtabin e Përgjithshëm të marrë vendime cilësore, të koordinojë më mirë forcat në terren”, deklaroi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, duke shtuar se një prezantim i detajuar i sistemit do të të mbahet të mërkurën.

Duke folur për kritikat ndaj punës së tyre të drejtuar nga opozita, Angellov u bëri thirrje përfaqësuesve të Komisionit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Kuvend, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të marrin pjesë në seancat e Shtabit të Përgjithshëm.

Drejtori i QMK-së theksoi se në këtë moment ne të gjithë duhet të solidarizohemi dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë në shuarjen e këtyre zjarreve.

“Nga perceptimi ynë ne besojmë se ndërgjegjësimi për zjarret tek qytetarët është rritur ndjeshëm, falë mediave. Qytetarët e kuptuan se cili ishte rreziku. Policia po punon aktivisht në terren dhe ne gjithashtu marrim raporte për njerëzit që shkojnë për të ndezur qëllimisht zjarre pyjore. Disa persona janë arrestuar tashmë, ne i dimë arsyet e disa zjarreve. Vazhdimisht duhet të apelohet për masat e përgjithshme për siguri”, tha Angellov.