QMK: Gjatë fundjavës së kaluar janë lokalizuar dhjetëra zjarre

Shkup, 30 gusht – Gjatë fundjavës deri sot janë regjistruar dhjetëra zjarre në ambient të hapur ku është djegur bar i thatë dhe sipërfaqe pyjore ku të gjitha janë lokalizuar dhe shuar, kanë informuar nga QMK.

Siç bëjnë të ditur prej atje në atarin e fshatit Dren është djegur bar i thatë dhe sipërfaqe pyjore. Është intervenuar me një automjet kundër zjarreve dhe tre zjarrfikës.

Në Krushevë është riaktivizuar zjarri në atarin e fshatit Aldincë ku është djegur bar i thatë dhe sipërfaqe të ulëta pyjore. Në terren është intervenuar me një automjet kundër zjarreve nga NJTKZ- Krushevë, një automjet nga komuna e Krivogashtanit, 12 të punësuar në PK “Lipa” dhe dy pjesëtarë të MPB-së. Zjarri është lokalizuar tërësisht.

Njësia territoriale kundër zjarreve në Prilep ka intervenuar në vendin e quajtur Toptash ku është djegur bar i thatë, ndërsa janë rrezikuar edhe disa uikend shtëpiza. Është intervenuar me dy automjete kundër zjarreve dhe pesë zjarrfikës.

QRMK- Shkup dhe BTKZ në Qytetin e Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur intervenim më të vogël jashtë qytetit.

NJKZ Kërçovë gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur një intervenim më të vogël jashtë qytetit. NJTKZ Kumanovë poashtu ka pasur një intervenim të vogël jashtë qytetit.

Qendra për menaxhim me kriza çdo ditë mban konferenca të rregullta shtypi ku jep informacione më të reja mbi gjendjen e zjarreve në territorin e vendit.