Qeveria do të mbajë seancën e rregullt të 108-të

Shkup, 28 shtator – Qeveria sot do të mbajë seancën e rregullt të 108-të me disa pika të programit të saj për punë dhe me interes të qytetarëve, mes të cilave edhe propozim Strategjinë kombëtare për zhvillim të ndërmarrjeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2027) dhe Planin e Veprimit 2021-2023 për zbatimin e kësaj strategjie, si dhe Propozimin e strategjisë për promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmit (2021-2025).

Në rend dite, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, janë edhe propozimi i Ministrisë së Financave të shqyrtohen Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucionet dhe Propozim-ligji për qëndrueshmëri financiare.

Qeveria në seancën e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e disa ndërmarrjeve publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me detyrimet për dorëzim në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënie dhe transparencë në punë.

Për vendimmarrjet  dhe konkluzionet nga seanca qeveritare, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë sapo të përfundojë.