Qendra estoneze për zhvillim ndërkombëtar do ta ndihmojë digjitalizimin e shtetit

Shkup, 24 shtator – Memorandum për bashkëpunim me Qendrën estoneze për zhvillim ndërkombëtar, i cili paraqet projekt trepalësh për avancimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhen sot në Qeveri.

Me këtë rast, siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, do të mbajë konferencë për shtyp për prezantimin e projektit, në të cilin do të drejtohen edhe ambasadorët e SHBA-së Kejt Mari Bërnz dhe i Estonisë Kristi Karelson.

Projektin e zbaton Sekretariati për çështje evropiane me mbështetje financiare nga SHBA-ja dhe Estonia dhe mbështetje të ekspertëve nga Qendra estoneze për zhvillim ndërkombëtar.