Petliçkovski: Doza e tretë nuk do të ndihmojë të fitojmë imunitet kolektiv

Shkup, 28 shtator – Drejtori i Institutit për Imunologji, Aleksandar Petliçkovski, në një emision në Tv Telma ka folur për fillimin e vaksinimit me dozën e tretë.

Sipas tij, së pari duhet që më tepër njerëz të vaksinohen me dozën e parë me qëllim që shteti të arrijë imunitet kolektiv, e më pas të mendohet për dozën e tretë, informon Zhurnal.

“Booster doza tek ne nuk do të ndihmojë për imunitet kolektiv, sepse ka njerëz të cilët nuk kanë pranuar as edhe dozën e parë”, thotë Petliçkovski.

Ai thekson se 6 muaj nga pranimi i dozës së dytë, numri është më i madh i të infektuarve të rinjë, se sa tek ata që nuk ka kaluar ajo periudhë pas imunizimit.//Zhurnal.mk