Për zjarret të angazhuar 583 nëpunës të policisë, të gjitha njësitet speciale në teren

Shkup, 8 gusht – Gjatë ditës së djeshme, në periudhën prej orës 7:00 më gusht 2021 deri në orën 7:00 sot në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së ishin angazhuar rreth  583 nëpunës policorë, janë realizuar 202 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 172 automjete. Natë e ditë në terren janë të gjitha njësitet speciale të policisë: Njësiti Special Antiterrorist “Tigri”, Njësiti për Sistemim të Shpejtë si dhe Njësiti i Posaçëm për Përkrahje të cilët me përkushtim punojnë në shuarjen e zjarreve, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB njoftuan se më 7 gusht nga ana e nëpunësve policorë janë privuar nga liria tre persona, për shkak të ekzistimit të dyshimit për zjarrëvënien mbi fshatin Straojadicë-Shkup, gjatë të cilit është djegur bari i thatë.

“Nëpunësit policorë në vendin e ngjarjes kanë pikasur dy automjete dhe persona të cilët kanë tentuar të arratisen, por janë kapur, kurse në afërsi të automjetit kanë gjetur mbetje të kabllove të shkrira. Personat janë arrestuar dhe po punohet në zbardhjen e rastit, kurse zjarri është lokalizuar nga ana e nëpunësve policorë”; shtuan nga MPB-ja.

Nga Ministria njoftuan se të njëjtën ditë (07.08.2021) në Stacionin Policor Gazi Babë është arrestuar edhe një person, kurse një tjetër vetë është paraqitur, në lidhje me zjarrin në rr. “Zendal Xhemail”, në rajonin e Gazi Babës. Me ata është realizuar bisedë zyrtare dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

MPB-ja apelon në mënyrë të rreptë të respektohet ndalesa për lëvizje në vendet pyjore, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, mexhave dhe arave, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr. Është e domosdoshme syçeltësi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e çdo individi.