Për personat e vaksinuar nuk duhet as test pcr e as karantinë nëse udhëtojnë

Shkup, 31 gusht – Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me futjen në listën e kuqe të BE -së, ministri Filipçe tha se kjo lidhej me politikën e vaksinimit të vendit.

“Siç mund ta shihni, njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë për teste PCR dhe karantinë për të udhëtuar në BE. Ekipi ynë bëri përpjekje të veçanta, kështu që certifikata e vaksinimit njihet në të gjitha vendet evropiane dhe të gjithë ata që e kanë mund të udhëtojnë lirshëm”, tha Filipçe, transmeton Zhurnal.

Ai theksoi se Maqedonia, si dhe e gjithë bota, përpiqet për vaksinimin e popullatës dhe të arrijë imunitet kolektiv, si dhe ngadalë të kthehet në jetën normale.

Sipas ministrit, qëllimi është rritja e numrit të personave të vaksinuar në vendin tonë, dhe theksoi se ka një rritje të konsiderueshme në qytetet ku më parë interesimi për vaksinim ishte dukshëm i ulët, siç janë Gostivari dhe Tetova.

Filipçe thotë se të gjitha pikat e vaksinimit në vend do të vazhdojnë të punojnë. Me një dozë janë vaksinuar 43 përqind e popullatës mbi moshën 18 vjeç, 28 përqind mbi moshën 18 deri në 39 vjeç, 52 përqind mbi moshën 40 vjeç dhe mbi 40 vjeç. Sa i përket moshës mbi 70 vjeç, janë vaksinuar 73% e popullsisë.

Ekziston një ndryshim sipas qyteteve, ku vaksinimi është më i lartë në Ohër, Kavadar, Negotinë, Resnjë me 50 dhe 60 përqind. Në Gostivar është mjaft i ulët ku përqindja është rreth 20, dhe rritja më e lartë vërehet në Tetovë./Zhurnal.mk