Pendarovski u takua me drejtorin e “Mbrëmjeve strugane të Poezisë” dhe fituesit e çmimeve “Urat e Strugës” dhe “Vëllezërit Milladinov”

Shkup, 30 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski, duke uruar suksesin e madh – organizimin gjashtë-dekadësh të Mbrëmjeve strugane e Poezisë në Strugë, në takimin e sotëm me Todorçe Tasevskin, drejtor i “Mbrëmjeve strugane të Poezisë”, Vlladan Kreëkoviq, fitues i çmimit ndërkombëtar “Urat e Strugës” dhe Lidija Dimkovskën, fituese e çmimit “Vëllezërit Milladinov”, tha se vendi ynë është krenar që gjatë këtyre 60 viteve ka arritur të krijojë një festival të lartë që ekziston në skenën botërore të poezisë me karakter dhe identitet të njohur.

Pendarovskii uroi për çmimet e marra Vlladan Kreçkoviq, fituesi i çmimit nën paronatin e UNESKO-s “Urat e Strugës”, që jepet për përmbledhjen më të mirë të poezisë debutuese nën moshën 35 vjeç, dhe Lidia Dimkovskën, fituese e çmimit “Vëllezërit Milladinov” për përmbledhjen më të mirë të poezive midis dy edicioneve të festivalit.

Fituesi i sivjetshëm i ” Mbrëmjeve strugane të Poezisë” është poetja britanike Kerol En Dafi.