Pendarovski u drejtua në gjuhën e shenjave: Le të ndihmojmë në tejkalimin e barrierave në komunikimin me institucionet (video)

Shkup, 23 shtator – T’u mundësojmë qasje të papenguar në gjuhën e shenjave dhe shërbimet e gjuhës së shenjave për të gjithë qytetarët tanë të shurdhër dhe më vështirësi në dëgjim, tha Presidenti Stevo Pendarovski në gjuhën e shenjave, duke uruar Ditën ndërkombëtare të gjuhës shenjave për të gjithë qytetarët e shurdhër dhe më vështirësi në dëgjim.

“Të ndihmojmë në tejkalimin e barrierave me të cilat përballen në komunikimin me institucionet. Le të mos mbetemi prapa botës në promovimin e gjuhëve të shenjave si pjesë e diversitetit gjuhësor dhe kulturor, shkroi në Fejsbuk presidenti Pendarovski.