Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

Shkup, 1 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski në kumtesë të shkruar reagon në deklaratën e Iliderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastin e shënimit të Ilindenit në Krushevë. Presidenti Pendarovski, siç citohet në reagimin e Kabinetit presidencial, është përfundimisht i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga kualifikimi i zotëri Mickoskit, sipas të cilit, shënimi i nesërm i festës më të madhe maqedonase – Ilinden, në Krushevë do të jetë “ceremonial cirku.

“Nuk mbahet mend ndonjëherë se ndonjë politikan i ynë ka shprehur aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj, artistëve dhe krijuesve të popullit dhe qytetarëve maqedonas, me nënvlerësim të përgjithshëm të faktit se delegacioni i Maqedonisë në krye me presidenti Pendarovski do të dorëzojë lule të freskëta në varrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në monumentin e heronjve të Slivës dhe në vetë Meçkin Kamen, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë në nder të heronjve dhe veprës së tyre në kishën “Shën Nikolla”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.

Megjithatë, duke e marrë parasysh faktin se sipas Mickoskit shënimi i Ilindenit në Krushevë më 2 Gusht do të jetë “ceremonial cirku”, shtojnë prej atje, atëherë na befason vendimi i tij festën më të madhe maqedonase ta festojë në Tashmarunishta, në vend se në Krushevë. Me siguri sepse luftërat të cilat janë mbajtur në atë vend janë shumë më të rëndësishme nga luftërat për çlirim të Krushevës me të cilat janë goditur themelet e shtetit maqedonas.

Presidenti Pendarovski ndjen keqardhje që përpjekja e tij e sinqertë për tejkalim të dallimeve të thella politike të paktën në Ilinden nuk ishte kuptuar nga një pjesë e liderëve politik për të cilat partia politike ende është para shtetit. Pavarësisht asaj, presidenti do të vazhdojë të punojë në drejtim të njëjtë, gjithmonë duke i marrë parasysh interesat në plan shtetëror dhe kombëtar, qëndron në kumtesën e Kabinetit të presidentit.