Pendarovski: Kemi nevojë për konsensus të ri, të gjerë kombëtar dhe shtetëror për zhvillim të mbështetur nga pushteti dhe opozita

Shkup, 27 shtator – Çështjet dhe dilemat e mëdha nga fillimi i viteve të hershme të 1990-ta kur e fituam pavarësinë, sot, nuk janë më në rend të ditës. Projekti ynë më i madh kombëtar, krijimi i shtetit tonë, të pavarur, ka përfunduar. Anëtarësimi në thuajse të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, gjithashtu me hyrjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut si kurorë e dekadave të përpjekjeve për të siguruar garanci për integritetitin territorial. Ne mund të vazhdojmë rrëfimin e humbësve historikë, indin e ndarë kombëtar, popull i shkelur historikisht, embargo dhe sanksione, për Deklaratën e Lisbonës, për kushtet për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara me kusht që realisht nuk është vënë para askujt, por gjithë kjo i përket arkivave të historisë.

Këtë e theksoi Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në tubimin solemn shkencor “Shteti modern maqedonas- dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të tij: 1941-1991/1991-2021”, që mbahet në organizim të AMSHA-s nën patronazhin e tij.

“Krijuam shtet dhe nuk do ta humbim atë, por nuk është fare e parëndësishme se në çfarë shteti jetojmë, respektivisht nëse fëmijët dhe nipërit tanë do të duan të jetojnë në shtet të tillë. Më lejoni të ilustroj – në botë ka territore që i quajnë shtete ku pushteti vetëm me përdorimin e forcës e mban popullatën të mos largohet nga vendlindja e tyre dhe dhjetëra të tjera ku sundon një situatë e tillë e pashpresë që i detyron gjeneratat e reja të planifikojnë të ardhmen e tyre kudo në botë, vetëm jo ne shtëpi. Nëse duam edhe pas 30 apo 50 vjetësh të themi se kemi vend me të gjitha shenjat, duhet të gjejmë zgjidhje për problemet aktuale, e jo për 1903-ën, 1941-ën ose 1991-ën. Vetëm në këtë mënyrë do të mbijetojmë në botën e re që po lind para syve tanë”, theksoi Pendarovski.

Sipas tij, sfidat tona kryesore sot janë në pjesën më të madhe, strukturore të ndryshme, por ato nuk janë më të vogla në peshë dhe rëndësi se ato të viteve 1990-ta. I klasifikoi në tri grupe – sfidat e vjetra që për do të janë aktuale edhe pas 50 vjetësh, duke marrë parasysh strukturën e brendshme të shoqërisë sonë, në të dytin ato janë problemet që për ne janë ende të reja, ndërsa për botën probleme të vjetra me të cilat merret me dekada, dhe në të fundit vendosi dukuritë dhe kërcënimet e reja si për ne ashtu edhe për botën, megjithëse, thotë ai, ddhe këtu, për fat të keq, bota po ecën përpara shumë më shpejt se ne.

“Në këto tridhjetë vjet të gjithë kemi pasur mundësinë të dëshmojmë se mbijetesa dhe prosperiteti i shtetit të pavarur maqedonas, në një masë të madhe, varet nga përfshirja e brendshme e të gjitha bashkësive etnike. Në këtë pjesë, është bërë një hap i madh përpara me Marrëveshjen kornizë, e cila, në kundërshtim me pritjet, nuk e shpërbëri vendin, përkundrazi, zvogëloi në mënyrë drastike potencialin e strukturave ekstreme që duan kufij të rinj në Ballkan. 20 vjet më vonë, sipas mendimit tim, ka ardhur koha për të ndryshuar paradigmat në lidhje me parimin e inkluzivitetit, edhe atë në dy linja që nuk janë shkruar në Marrëveshjen e Ohrit – e para, përkatësia etnike nuk duhet të jetë kushti i vetëm për punësim, e dyta, bashkësitë më të vogla, jo shumicë duhet të marrin trajtim shumë më të mirë se më parë, me kusht që të duam të ndërtojmë një demokraci multinacionale, e jo binacionale”, shprehet kreu i shtetit.

Integrimi i jashtëm, theksoi ai, është parakushti kryesor për mbijetesën e shteteve të vogla në botën globale. Në atë pjesë, kemi vërejtur përparim të dukshëm me Marrëveshjen e Prespës pa rrezikuar shenjat vitale të identitetit të kombit maqedonas, të cilat shprehen në mënyrë eksplicite në tekstin e dokumentit.

“Një nga themelet solide të Marrëveshjes së Prespës është, në fakt, elementi i vetëm që ishte i pranueshëm për të dyja palët, në mënyrë të vazhdueshme, që nga viti 1993 e deri më sot, pavarësisht se kush ishte në pushtet në Shkup dhe Athinë, e ky është se termi Maqedoni do të përdoret. në bazë joekskluzive. Marrëveshja me Bullgarinë nga viti 2017 është shembull i afrimit të arritur pa asistencë të huaj, një akt që nuk diskriminon asnjë nga palët që, edhe në post-komunizëm, për fat të keq, nuk tejkaluan stereotipat e ndërsjellë për njëra-tjetrën. Nuk pres efekte negative as në fazën e zbatimit të tij të plotë, sepse dihet se në atë kuptim nuk ka vend për manovrim për ne: me fjalë të tjera, nëse e humbim kombin, nuk kemi nevojë për integrim evropian”, tha Pendarovski, duke iu referuar deklaratës parlamentare të miratuar para do kohë, e cila thotë ajo, konfirmon konsensusin e gjerë politik mbi këtë çështje.

Në grupin e dytë të sfidave, ai përmendi zhvillimin ekonomik dhe shtetin e së drejtës, që sipas tij, janë arsyet kryesore për valët e shpërnguljes që nuk pushojnë për 30 vjet.

“Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të zvogëlohet niveli i korrupsionit, veçanërisht korrupsioni i lartë, sepse i vë në situatë të varur qytetarët që paguajnë taksa dhe në përgjithësi, i demotivon ata për t’i respektuar ligjet, dëmton buxhetin dhe bazën ekonomike të vendit, dhe jo më pak e rëndësishme, minon besimin e njerëzve në institucionet e shtetit të tyre. Sipas meje, parametri kryesor, sipas të cilit ne do ta vlerësojmë vendin pas 10 vjetësh, është nëse do të arrijmë dhe tejkalojmë nivelin e zhvillimit ekonomik nga viti 1989, vlerëson Pendarovski.

Sfidat në grupin e tretë, shtoi ai, janë relativisht të reja për botën dhe për këtë arsye ne kemi një shans për të bërë një hap më shpejt me politika të zgjuara sesa te sfidat tradicionale në zhvillimin e një kulture dhe sistemi politik demokratik, ku shënojnë ngecje madje edhe disa demokraci të vjetra. Këtu ai veçoi përfshirjen e grave në shoqëri, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe digjitalizimin.

“Në bashkësinë e ekspertëve tashmë është absolvuar se digjitalizimi do të jetë vendimtar për zhvillimin e ardhshëm të botës, ndërsa shtetet që vendet që do të ngecin do të jenë në nivelin e disa rajoneve afrikane sot. Përmes arsimit ne duhet të përgatisim gjeneratat e reja për betejën e të gjitha betejave të shekullit 21: digjitalizimi në të gjitha fushat e shoqërisë – nga ekonomia deri te arsimi dhe kulturë, nga pjesa ushtarake deri te pjesa ekologjike. Ne nuk kemi përparësi të tjera të rëndësishme krahasuese, e në këtë proces, nëse përjashtohet dhjetëra shtete, objektivisht, të gjitha të tjerat fillojnë nga pikënisje e ngjashme”, tha presidenti Pendarovski.

Ai me këtë rast theksoi se realisht, asgjë nga kjo nuk do të jetë e mundur nëse nuk zvogëlojmë nivelin e polarizimit politik ku fituesi i zgjedhjeve alimenton anëtarët e tij, ndërsa me vetëdije privohet nga kontributi i atyre që nuk votuan për të.

“Është e qartë se në këtë fazë të zhvillimit tonë politik, pajtimi qytetar është i pamundur, por të gjithë ne, aktorët aktualë politikë, jemi të detyruar me një shembull modest personal të kontribuojmë në uljen e tensioneve që nganjëherë paralizojnë të gjithë shtetin. Ne kemi nevojë për një konsensus të ri, të gjerë kombëtar dhe shtetëror për zhvillim që do të mbështetet nga subjektet përkatëse politike në mënyrë të vazhdueshme, pavarësisht nëse ato janë në pushtet apo në opozitë. Pa atë, ne vetëm do të shënojmë çdo përvjetor të ardhshëm të pavarësisë, pa pasur asgjë për të festuar”, tha Pendarovski.

Mbledhja shkencore organizohet nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, në bashkëpunim me Institutin e Historisë Kombëtare, ndërsa mbahet nën patronazhin e Presidentit Pendarovski.