Panel i NATO-s në Ohër: Ndryshimet klimatike si çështje sigurie për Maqedoninë e Veriut dhe NATO-n

Ohër, 20 shtator – Aleanca e NATO-s dhe aleatët i karakterizojnë ndryshimet klimatike  si çështje sigurie  nga prioriteti më i lartë. Sekretari shtetëror i mbrojtjes Dragan Nikoliq në panel-diskutimin e sotëm  përkushtuar mbështetjes  civile-ushtarake të katastrofave civile të mbajtur në suaza të stërvitjes së NATO-s “Maqedonia e Veriut 2021” potencoi se zjarret   me të cilat u përball Maqedonia e Veriut si dhe shtetet e Evropës Juglindore i vendosën në test të gjitha  kapacitetet e disponueshme,  gatishmërinë, kuadrin e plotë, trajnimin e tyre, si dhe koordinimin e gjithë sistemit për mbrojtje dhe shpëtim. Sipas Nikoliqit,  konkluzioni është i qartë – sistemi është vendosur, por hapësirë për përmirësim ka.

Nikoliq theksoi se Armata viteve të fundit gjithmonë ëdhtë përfshirë në gjendje të krizave, ndërsa efektet e angazhimit të kapaciteteve të armatës në ballafaqimin me gjendjet e krizave ishin jashtëzakonisht të dukshme  në përmbytjen që e përfshiu kryeqytetin  në vitin 2016, si dhe para dy muajve  kur tërësisht ishte përfshirë si mbështetje  e institucioneve civile në ballafaqimin me stuhitë e zjarrit në territorin e të gjithë vendit.  Ai përkujtoi se  në periudhën nga fillimi i gushtit deri në fillim të shtatorit ishin angazhuar gjithsej rreth dy mijë pjesëtarë të Armatës  si dhe aviacioni i armatës, që gjatë shuarjes së zjarreve realizuan mbi 80 orë fluturim dhe  hedhën mbi 500 ton ujë.

Sipas tij, sistemi duhet të punojë që të jetë ende më i gatshëm për ballafaqim me katastrofat nga ai lloj. Si pika të rëndësishme në atë drejtim ai i potencoi  përforcimin e sistemit për përgjigje të katastrofave – përmirësimin e koordinimit, ndërtimin e kapaciteteve të dyfishta në Armatë dhe përmirësimin e kushteve për punë në institucione për ballafaqim me katastrofat natyrore.

Asnjë vend  nuk mundet vetëm të ballafaqohet me katastrofat natyrore me përmasa të mëdha”, tha Nikoliq duke shtuar se Maqedonia e Veriut është vendi i parë që ofron ndihmë, ndërsa qasje të ngjashme demonstruan edhe shtetet fqinje dhe aleatët të cilët pa rezerva ndihmuan në ballafaqimin me zjarret këtë verë.

Në panel-diskutimin, përveç sekretarit shtetëror Nikoliq, morën pjesë edhe Mark Di Paulo, drejtor për ndërtimin e kapaciteteve në institucionet mbrojtëse në NATO dhe Shefik Bajrami, ndihmës drejtor i Byrosë për Siguri Publike.