Pajisjet për gjurmët e gishtave në zgjedhje do të blehen nga kompania gjermane “Dermalog”

Shkup, 6 gusht – Aparatet për shenjat e gishtave, me të cilat do të bëhet identifikimi biometrik të votuesve në zgjedhjet lokale në tetor, definitivisht do të blehen nga kompania gjermane “Dermalog”, pasi përfundoi procedura e ankesës para Komisionit për Ankesa për furnizime publike, para së cilës ka arritur ankesë nga njëra prej tre firmave tjera të cilat kanë konkuruar në tender, përcjellë Zhurnal.

“Komisioni para gjysmë ore mori njoftim nga Komisioni Shtetëror për zgjidhje të ankesave për furnizime publike se ankesa e dorëzuar në procedurën e tenderit për blerjen e aparatit për identifikim biometrik të votuesve me shenja gishti është refuzuar. Kjo do të thotë se përfundimisht KSHZ si organ i dakorduar ka vendim të plotfuqishëm dhe përfundimtar në procedurë, është zgjedhur operatori ekonomik dhe në periudhë të shkurtër do të veprohet në lidhjen e marrëveshjes me të njejtin për blerjen e pajisjeve”, tha anëtari i KSHZ-së, Oliver Ristovski.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, gjithashtu tha se me këtë është përmbushur dhe kushti i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe shpreson se me këto aparate do të realizohet e drejta “një votues – një votë”.//Zhurnal.mk