Pa ujë sot disa pjesë të Kisela Vodës

Shkup, 21 shtator – Për shkak të kryerjes së punëve në rrjetin e ujësjellësit në rr. “Draga Stojkovska” nr.17, ndërprerje të ujit do të kenë shfrytëzuesit e rr. “Draga Stojkovska”, një pjesë e “Anton Popov”, “Drenak” dhe “Nevena Gergieva-Dunja”.

Furnizimi me ujë, siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup, do të jetë në ndërpreje nga ora 11:00 e deri në përfundimin e aktiviteteve.