Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

Shkup, 5 gusht – Nuk ka rrezik për banorët e komunës së Kisela Vodës, as për Qytetin e Shkupit, sepse zjarri është lokalizuar. Pjesa më e madhe e kimikateve tani më janë hequr nga “OHIS” dhe nga oborri i fabrikës, deklaroi pasdite kryetari i Komunës së Kisela Vodës, Filip Temelkovski.

Sipas Temelkovski, i cili ishte në vendin e djegur, lindani është në vend të sigurt.

“Rrethanë që gëzon është që njësitë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit reaguan me kohë. Nga informacionet që kemi nga njerëzit me të cilët kemi kontaktuar ndërkohë, lindani është në një thellësi që zjarri nuk mund ta arrijë, kështu që aktualisht nuk ka rrezik zjarri atje”, tha Temelkovski.

Xvonko Tomevski, zëvendëskomandant i Brigadës së zjarrfikësve i cili me katër automjete u përfshi në shuarjen e zjarrit në “OHIS” deklaroi se tani punohet në shuarje. Ai nuk mund të specifikojë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Gjithçka që u pa përreth fabrikës po digjej në tre vende të pavarura.

Brigada e zjarrfikësve për vetëm 2 orë e gjysmë sot në Shkup ka pasur 24-25 intervenime.