Një shtetas i Maqedonisë së Veriut kapet duke drejtuar automjetin 252,8 kilometra në orë

Beograd, 26 shtator – Pjesëtarët e policisë serbe të trafikut rreth orës 12:30 në autostradën Nish-Beograd afër Velika Pllanës, kanë ndaluar një shofer të moshës 32 vjeç, i cili ka drejtuar automjetin me një shpejtësi  252,8 kilometra në orë, në pjesën e autostradës ku është lejuar shpejtësia prej 130 kilometrave.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, shoferi i Audi A8, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut, është përjashtuar nga trafiku dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim për shkelje për drejtim të dhunshëm të automjetit.