Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

Shkup, 4 gusht – Kona të gjata ka në dy vendkalimet kufitare ku pritjet për hyrje dhe dalje janë për gjysmë ore.

“Në pikat kufitare Tabanoc dhe Bllacë, për hyrje dhe dalje nga Maqedonia, pritet rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Vendkalimi Bogorodicë dje u mbyll përkohësisht për shkak të shpërthimit të një zjarri në atë zonë.