Në Shkup sot mbahet Forumi i parë socio-ekonomik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 25 shtator – Në Shkup sot mbahet Forumi i parë socio-ekonomik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, që i bashkon nën një çati liderët progresivë rajonalë dhe evropianë, tink-tenk dhe organizata joqeveritare, liderë të rinj dhe gazetarë, të diskutojnë për të ardhmen e pastër dhe të gjelbër, në dispozicion për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Siç është paralajmëruar nga Fondacioni “Fridrih-Ebert”, fjalime hyrëse të FSE – Shkup do të kenë kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Është paraparë gjatë pjesë së punës, fjalime të kenë më shumë se 15 panelistë, përfaqësues të organizatave progresive dhe partive socialdemokrate të rajonit dhe Evropës.

FSE Shkup ka për qëllim të jetë pikë e fillimit të një numri të madh të bisedimeve, të cilat do të çojnë në aksione vendimtare kundër ndryshimeve klimatike dhe politikave klimatike prej të cilave përfitim do të kenë të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe do të ndihmojë të zgjerohet Marrëveshja e gjelbër evropiane e Bashkimit Evropian.

“Forumi socio-ekologjik e trason rrugën deri në të ardhmen kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë ekonomi efikase energjetike dhe vende pune të cilat janë rezistente në ndikimet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe burimeve të paqëndrueshme të energjisë. Transformimi socio-ekologjik të këtyre shoqërive, duhet të sigurohet se asnjë qytetar nuk do të lihet jashtë”, theksohet në kumtesën e Fondacionit “Fridrih-Ebert”

Forumi socio-ekonomik Shkup 2021 është në organizim të Fondacionit “Fridrih Ebert”, “Olof Palme” qendër ndërkombëtare dhe Progres – Instituti për Demokraci Sociale.