Në Shkup 152 kundërvajtje rrugore, 63 për vozitje të shpejtë

Shkup, 26 shtator – Në territorin e qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara rrugore janë shqiptuar gjithsej 152 masa, ndër të cilat për vozitje të shpejtë 63 sanksione.

Për vozitje pa patentë shoferi janë shqiptuar 11 sanksione, nëntë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara.

Nga MPB-ja sot informuan se janë shqiptuar edhe tre masa për mosmbajtjen e rripit të sigurimit, shtatë për shofer fillestar, tetë për shfrytëzimin e celularit dhe 21 për parkim të parregullt.

Paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të veprimit dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion.