Në Mariovski Skoçivir u dogjën shtëpi të vjetra të braktisura

Skoçivir, 3 gusht – Në zjarrin e mbrëmshëm në fshatin Skoçivir janë djegur 15 shtëpi të vjetra të braktisura. Zjarri ka përfshirë edhe barin, është përhapur nëpër fshat ku janë djegur 15 shtëpi, të braktisura. Asnjëra prej tyre nuk ka qenë e banueshme.

Zjarri është nën kontroll, informojnë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Manastir dhe paralajmërojnë në kujdes tek banorët sepse gjatë zjarrit janë dëgjuar shpërthime nga mjete të vjetra shpërthyese të mbetura nga Lufta e Parë Botërore.

Nga NJTZ – Manastir potencojnë se zjarr ka edhe në hyrje të fshatit Musinci ku digjet bari dhe zjarri është zgjeruar në pyll. Terreni është i pakalueshëm.